Shtatori i këtij viti dhe marsi i vit" />
Shtatori i këtij viti dhe marsi i vit"/>

Ora News - Ngjela: Në shtator dhe mars vettingu vë pikat mbi "i", ikën lidershipi politik

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtatori i këtij viti dhe marsi i vitit të ardhshëm do të jenë momente kyçe të rezultateve prej reformës në drejtësi. Sipas Spartak Ngjelës, ndërkombëtarët nuk do të lejojnë politikën shqiptare që të bllokojnë procesin.
Ngjela: Brenda këtij viti janë vendosur pikat mbi "i".Jemi në mars sot, brenda një viti vendosen dy pikat mbi "i". Një do të vendoset në shtator dhe një tjetër do të vendoset në mars dhe merr fund. Në marsin e 2019. Maksimumi, por mendimi i ekspertizës është më përpara.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News Ngjela u shpreh se dhe krerët kryesor të politikës shqiptare do të largohen.
Ngjela: Pikat mbi "i" janë pastrimi radikal i lidershipit aktual shqiptar.Mund të jenë nga tre krahët, liderët kryesorë padyshim që nuk janë më. Se nuk dinë të japin dorëheqjen do ta pësojnë si gjyqtarët. Takimi i fshetë mes Ambasadorit amerikan dhe shefit të opozitës nuk është gjë e lehtë. Jam i bindur që i ka folur për skandalin me Rusinë, i ka kërkuar apo jo dorëheqjen do ta shikojmë.Pse vajti për të pirë kafe? Koncidenca ëshë një herë, nëse përsëritet në mënyrë identike është raport. E keni dëgjuar që nuk kanë lënë gjë pa thënë për Ambasadorin. Nuk ka mundësi që një Ambasador amerikan të devijojë politikën amerikane në një kohë që dihet se këtu ka interes shumë të madh nga Uashingtoni.Ishte në Serbi zëvendës/sekretari amerikan i tha se kemi domosdoshmëri ushtrinë.

Për Ngjelën një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh do të përfundoj si ish- kryeprokurori Adriatik Llalla.
Ngjela: E shikoni si rezulton Llalla, kështu do të rezultojnë të gjithë këta.Ke një numër shumë të madh pushtetarësh që do të përfundojnë si Llalla, do tu gjejnë ato njësoj.Flasim për korrupsion, Llallën e kanë kapur të paktën me çfarë po jep shtypi për probleme pronash. Këta do ti shikosh se janë në të njëjtat situata, kanë bërë transaksione financiare private në funksion të shtetit. Këto quhen korrupsione kryeministrore.Të tilla janë minimumi katër.Shqipëria kështu duhet të rrijë?

Derisa kemi hyrë në strukturat perëdimore duhet të durojmë të gjithë presionin e ligjit dhe drejtësisë. Ka interes shumë të madh për botën shqiptare në Ballkan nga politika e lartë perëndimore dhe atëherë patjetër nuk mund të ecim me korrupsion.Për të shkatërruar problemin e reformës në drejtësi këta bashkëpunojnë me Moskën. I kam denoncuar se kam pasur informacion që tek çadra, tani po u dalin. Kur flisja unë më kanë kundërshtuar. A u vërtetua? Sot i nxorën firmën, mund të flasë kot Nju York Times? Rilindja Demokratike është? Kjo është gjendje terribile në Shqipëri, shqiptarët nuk e bëjnë dot, le ta bëjnë të huajt. Korrupsioni është shumë i rëndë, këta kanë qenë banditë. Do të shikoni se çfarë u kanë gjetur, nuk janë gjë hiç këto të gjyqtarëve, do të shikoni kur të vinë të tjerët. Nuk mund të fillojë pastrimi radikal i korrupsionit pa vendosur drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngjela-ne-shtator-dhe-mars-vetting...