Ora News – Në 2017 bashkia do të ndërtojë 20 shkolla të reja

2017-06-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

20 shkolla të reja përfshirë shkollën ?Kosova? do të ndërtohen gjatë 2017 në Tiranë. Në nisjen e punimeve për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare ?Kosova? Erion Veliaj ka premtuar se ajo do të jetë 3 herë më e madhe sesa ishte ndërsa ka zbuluar edhe surprizën e bashkisë për festën e 8 marsit.
Në 7 marsin e vitit të ardhshëm Tirana do të ketë gati të rindërtuar shkollën 9-vjeçare ?Kosova?. Nga trualli ku do të ndërtohet shkolla kryebashkiku i Tiranës Erion Veliaj uroi gjithë mësuesit për festën ndërsa njoftoi se gjatë vitit do të ndërtohen në tërësi 20 shkolla të reja.
Veliaj: Do të ndërtojmë shkollën Kosova, e cila do të jetë tre herë më e madhe se ç?ka qenë, që jo vetëm të akomodojë të gjithë nxënësit e vet, por edhe shumë nxënës të tjerë që sigurisht do i presim me krahë të hapur. Ky të jetë 7 marsi i fundit që takohemi jashtë shkollës ?Kosova? dhe 7 marsin tjetër ta festojmë në shkollën e re. Kemi bërë një projekt për ndërtimin e 20 shkollave në gjithë Tiranën. Ca shkolla kanë filluar, si ?Hoxha Tahsin? dhe ?Betim Muço? në Kombinat, gjithashtu një shkollë e re po ndërtohet edhe te Bregu i Lumit, por besoj se pas kaq vitesh, i kemi kthyer dinjitetin një prej shkollave më të mira të Tiranës që është shkolla jonë Kosova.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-2017-bashkia-do-te-ndertoje-20-shkolla-te-reja/