Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në infrast" /> Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në infrast"/>

Ora News - Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e dy rrugëve të reja te "Depoja e Ujit"

2018-08-19 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në infrastrukturën rrugore në zonën e Depos së Ujit, pranë qytetit studentit që i përket njësisë administrative nr2.

Dy rrugët e reja të ndërtuara vijnë si zgjatim i rrugëve "Budi" dhe "Mihal Grameno". Teksa inspektoi rrugët e reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja Vasilika Hysi, theksoi se e gjithë zona tashmë është e urbanizuar.

Veliaj: Kemi qenë këtu fiks një vit më parë, kur filluam punën dhe kjo ka qenë e gjitha një monopat. Në fakt, ka qenë monopat që kur kam qenë unë fëmijë dhe rritesha në këtë lagje dhe kjo ka qenë pjesë e Ndërmarrjes Bujqësore, e populluar me njerëz që deri dje i quanin shtëpi të palegalizuara, por sot quhen vila të urbanizuara. Pra, diferenca që bën legalizimi dhe urbanizimi, e kthen shtëpinë në vilë, do të thotë ulim muret, barrierat, pengesat me njëri-tjetrin. Fakti që sot kanë dalë në dritë edhe shtëpitë dhe secili po mundohet me bahçen, stolitë, estetikën e vet, me lyerjen, me mirëmbajtjen, i ka sjellë një hijeshi kësaj zone.

Kreu i Bashkisë u shpreh se bashkëpunimi që Bashkia e Tiranës ka me qeverinë qendrore, për legalizimin dhe urbanizimin e këtyre zonave deri dje informale, është mënyra më e mirë për të ecur përpara.

Veliaj: Jam shumë i lumtur sot që edhe pse kemi hapur 100 kantiere në Tiranë, disa kanë filluar të mbyllen dhe siç kemi premtuar do mbyllim shumicën e kantiereve të hapura, përpara se njerëzit të kthehen nga pushimet. Ajo që më vjen mirë është se po kthehen nga pushimet edhe emigrantët dhe kush vjen nga Greqia, Italia apo edhe vende të tjera, thonë: ?Ej, kjo është një lagje tipike që do e kishim edhe në një vend evropian, me muret e ulëta, me trotuaret, me ndriçimin!.

Në gjithë kryeqytetin, Bashkia e Tiranës ka hapur 100 kantiere ndërtimi për të cilat bashkiak thotë se ndërnhyrjet janë bërë gjatë kësaj stiste kur qytetarët largohen nga qytetit për pushime dhe shumica e tyre do të jenë mbyllur në shtator.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-perfundon-ndertimin-e-dy-rrugeve-te-reja-te-depoja-e-ujit