Report TV - Shkodër, gjobiste bizneset, kapet në restorant kapo i Bandës

2017-06-04 3

SHKODER- Tetë persona ishin kthyer në makthin e bizneseve të Shkodrës. Duke krijuar një grup të strukturuar kriminal, ata u vendosnin gjoba mujore tregtarëve të ndryshëm.

Bëhet fjalë për Muhamed Licin bashkë me 7 persona të tjerë të cilët me anë të kanosjes dhe kërcënimeve u merrnin 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja shitësve në Tregun e Zdrales, tregtarëve të Rrugës së Gjerë të Kirasit në Shkodër, por edhe bizneseve të tjerë.

Shqiptarja.com ka siguruar videon e momentit të arrestimit të Muhamed Licit si dhe foton e tij, i cili ishte drejtues i grupit.

Arrestimi është bërë në një restorant pranë Liqenit të Shkodrës.

Ka qenë RENEA e cila ka ndërhyrë me shpejtësi për arrestimin e Muhamed Licit, ndërkohë që shumë klientë të tjera janë trembur për shkak të befasisë që kishte operacioni. Burime nga Policia bëjnë me dije se arrestimi i grupit është bërë gjatë ditës, në mënyrë që asnjëri të mos kishte mundësi të arratisje.