Policia ka goditur një tjetër grup të strukturuar kriminal, në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. Pas Fierit, ku u arrestuan tre persona për vrasje dhe drogë, Forca e Ligjit ka zbarkuar në Shkodër, ku ka vënë në pranga disa persona, si dhe ka sekuestruar disa pasuri. Policia ka arrestuar 7 persona, të cilët akuzohen për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.
Uniformat blu njoftuan se gjatë aksionit janë sekuestruar ambient 3-katësh, në pronësi të shtetasit Renard Tota, një armë zjarri pistoletë, një laptop, tre telefona, sasi e konsiderueshme parash. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ?Shfrytëzim prostitucioni?.