Peticioni online në platformën www.shpëtovetingun.al. e hapur nga Shoqëria Civile dhe mbështetur nga kryeministri Rama dhe ministrat është hakuar dhe për pasojë është offline vetëm pak minuta pas deklaratës së Lulzim Bashës nga çadra e PD në drejtim të këtyre shoqatave që kanë organizuar mbledhjen e firmave.
Rreth orës 18:15 minuta të pasdites së sotme, Basha duke folur para mbështetësve të tij për ligjin e Vettingut akuzoi shoqatat që po mbledhin firmat si të lidhura me krimin.
"Ky ishin këto shoqata që ngrihen tani, kur Shqipëria u mbulua me drogë dhe që krimi ishte në parlament, kur shqiptarët u dhunuan dhe zgjedhjet u manipuluan, askush nuk e ngriti zërin, pasi nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por xhepat e tyre.
Iu bëj thirrje që të heqin dorë nga bashkëpunimi me krimin, etika i tregon me gisht si bashkë autorë" u shpreh Basha.
Sipas Bashës, këto shoqata marrin fonde milionëshe nga donatorët dhe taksat e qytetarëve shqiptarë për t?i bërë fasadë qeverisë.
Rreth një orë pas deklaratës së Bashës, peticioni online në platformën www.shpëtovetingun.al. është hakuar duke dalë offline.