Report TV - Burrel, Kodheli për rekrutimet në FA: Ejani t'i shërbeni atdheut

2017-06-03 0

Në kuadër të fushatës së rekrutimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zhvilloi një bashkëbisedim me maturantët e gjimnazeve ?Pjetër Budi? dhe ?28 Nëntori? në qytetin e Burrelit.

Synimi i aktivitetit ishte sensibilizimi dhe informimi i të rinjve në lidhje me rekrutimin dhe të qenit pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar me gjimnazistët, ministrja Kodheli përmendi angazhimet aktuale brenda dhe jashtë vendit të Forcave të Armatosura, të cilat i konsideroi si një familje e madhe, e cila ka vend për çdolloj profesioni.

Free Traffic Exchange