Ambasadori i OSBE ?së, Bernd Borchardt ka lëshuar një prej sinjaleve më të forta te alarmit për rrezikun e përdorimit të parave të drogës në zgjedhje. Në emisionin Tonigt në Ora News ai tha se janë të paktën 2 miliard euro para të pista që vijnë nga kultivimi dhe trafiku i drogës, që mund të përdoren në zgjedhje për të blerë deputete.
Bernd Borchardt: Një tjetër aspekt është fluksi i parave të pista në zgjedhje . Edhe ky është një risk i madh. Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë.
Ambasadori i OSBE ?se për këtë arsye ndryshimet ne Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme.
Bernd Borchard: Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave. Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që i kanoset Shqipërisë. Besoj se kjo tregon mënyrën si mund të ecet përpara. Ne po mbështesim qeverinë në hartimin e një strategjie kombëtare kundër kanabisit. Ka elemente shumë pozitivë që i kam parë.
Pas kësaj interviste zyra e OSBE-së në Tiranë shtoi në Twiter ku shtoi se në vitin 2013 u kap 1 mijë ton kanabis që në BE vlen 2 miliard euro. Sipas saj në 2016-ën u shkatërruan 2.5 milion rrënjë, por ende sasi të mëdha kapen brenda dhe jashtë vendit. OSBE i fton të gjitha partitë të punojnë me qëllim që 2 miliard eurot e 2013-ës dhe ato më të freskëtat nga prodhimi i kanabisit të qëndrojnë jashtë fushatës dhe zgjedhjeve. OSBE thotë se e mirëpret qëndrimin e fortë të qeverisë dhe opozitës kundër kanabisit duke nënvizuar se plani për luftën ndaj tij është i mirë dhe se nevojitet implementim më i fortë. / TV KLAN