Investimi i parave të kanabisit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është një risk real për 18 qershorin.
Në intervistën e parë televizive që prej marrjes së detyrës, Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, në ?Tonight Ilva Tare? ne Ora News thotë se ?qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë?.
Kjo është arsyeja thotë, Bernd Borchardt, pse OSBE pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.