http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e Saukut dhe Farkës mund të udhëtojnë drejt Tiranës, deri te ish Stacioni i Trenit, me një linjë të re, e cila përshkon një distancë më të madhe, por me më pak para. ?Pra, me një biletë të vetme, ata qytetarë që duhet të zbrisnin në qendër dhe të ndërronin autobus për të marrë një tjetër, për të shkuar në pjesën tjetër të Tiranës, sot e bëjnë vetëm me një biletë, me një abone të unifikuar, dhe fatmirësisht me 30% më shumë mjete në shërbim. Duke shtuar mjetet është shtuar edhe përdorimi dhe rezulton që të gjithë qytetarët janë të kënaqur nga sistemimi i kësaj linje.? Kryebashkiaku nënvizoi se veç zonave urbane, shumë shpejt Bashkia do të propozojë zgjidhje konkrete për rregullimin e linjave të zonave rurale. Sipas tij, qytetarët do të marrin të njëjtin shërbim me të njëjtin cilësi, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo në periferi. ?Shumë shpejt do të bëjmë disa propozime konkrete për rehabilitimin e linjave në periferi, po na rezulton se ish-komunat, duke aplikuar çmime stratosferike, kanë lejuar në kurriz të qytetarëve një shërbim urban që le për të dëshiruar, si nga cilësia, si nga shërbimi, sigurisht edhe nga çmimi?. Flotës se transportit publik ne kete linje i janë shtuar 5 autobusë te tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm ne 17, qe do u shërbejnë nevojave te banoreve te periferisë se Tiranës.