Linje e re kozmetike ne "ETC" - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

Një set me produkte kozmetike apo aksesoret, ne këtë prag festash duket se janë një vitrine e lakmueshme për syrin. Kurimi i pamjes se jashtme nuk njeh moshe apo gjini dhe aq me tepër nuk është me çështje luksi. Me 9 mije artikuj te ndryshme dhe me çmime 20% me te ulëta se ofertat aktuale ne treg hapet dyqani me i ri ne "ETC". Ai quhet "DMC" dhe ka sjelle ne Shqipëri ekskluzivitete si "Penti" apo "Afrodita". Një aksesor është një mundësi e mire për dhurate, por edhe për ta kombinuar me veshjen e përditshme apo atë te rasteve te veçanta. Përfaqësuesit e "DMC" na pohojnë se linja qe ata kane sjelle ne Shqipëri, ofron produkte te ndryshme ne çdo furnizim, duke ruajtur kështu veçantinë e aksesoreve. Ky është dyqani i peste i këtij rrjeti ne Shqipëri. I hapur ne prag festash ai do te ofroje ulje çmimesh dhe dhurata për çdo blerje te pare. "DMC" do te funksionoje edhe me kartën e klientit, ku për disa blerje mbi 1500 leke përfiton po ketë vlere, për ta shpenzuar me produkte, sipas dëshirës.

Free Traffic Exchange