Report TV - Masakra në Vlorë, gjykata rrëzon prokurorin, lë në fuqi dënimet

2017-06-03 1

Gjykata e Lartë ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin për dënimin e tre autorëve të vrasjes së 3-fishtë në lagjen 'Cole' në Vlorë në 2015.

Gjykata vendosi që të linte në fuqi dënimin për burg të përjetshëm të Aleksandër Llanaj dhe dënimit me nga 35 vite secili për Bertil Aliajn dhe Ani Begajn, por të tre kanë përfituar gjykim të shkurtuar.

Kështu Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e Prokurorit Artur Selmani. Por çfarë kërkoi ai?

Sipas prokurorisë Artur Selmani ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë.

Prokuroria e Përgjithshme pezulloi sot dy prokurorët Artur Selmani dhe Alma Muçën pas qëndrimeve të dyshimta.

Kujtojmë që ishin familjarët e dy prej viktimave që dhanë alarmin pak ditë më parë për vendimet e dyshimta të prokurorit të çështjes.