Report TV - "Imsi Catcher", gjykata rrëzon Çakon, në fuqi zgjatja e hetimeve

2017-07-05 0

Gjykata i jep të drejtë Prokurorisë për zgjatjen e hetimeve me tre muaj për pajisjen IMSI Catcher mbi të cilën ka nisur një hetim nëse është përdorur apo jo për përgjime të paligjshme.

Vendimi është marrë këtë të enjte nga gjyqtari Astrit Faqolli që ka vendosur të pushojë padinë e drejtorit të policisë Haki Çako, i cili kish kërkuar mbylljen e këtyre hetimeve.

Çako-gjykatës: Mbyllni hetimet
Më 21 mars kreu i policisë së shtetit depozitoi në gjykatë kërkesë penale ku si objekt ishte ?Ankim per zgjatjen e afateve te hetimeve?.