Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish Kryeministri Berisha dhe deputetja demokrate Jozefina Topallit kanë reaguar pas deklaratave të eurokomisionerit Knut Fleckensterin për rikthimin në parlament dhe lënie të përrallave sorosiane.
Berisha u shpreh se deklaratat e eurodeputetit janë të nxituara. Ndërsa Topalli deklaroi në çadrën e protestës se të gjithë janë të lirë të thonë çfarë mendojnë, pasi koha e komunizimit ka ikur.
Deklaratave të raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i është përgjigjur ish kryeministri Berisha dhe deputetja Topalli.
Në një reagim në facebook, Berisha i është përgjigjur deputetit të Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, pasi ky i fundit i kërkoi deputetit demokrat që mos flasë më për përralla sorosiane.
Në një reagim në FB, Berisha thotë se deklarata e Fleckenstein ishte e nxituar dhe e pabazuar.
Berisha sqaron se deklaratat e tij për Sorosin jane te bazuar jo ne hamendje por ne dokumenta të pakundërshtueshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-i-pergjigjet-fleckenstein-bere-deklarate-te-ngutur/