Qeveria shqiptare, nëpërmjet një deklarate të zëdhënës" />
Qeveria shqiptare, nëpërmjet një deklarate të zëdhënës"/>

Qeveria deklarate: "Nuk do te lejojme strategjine e destabilizimit nga Berisha" - (28 Shtator 2000)

2020-12-05 0

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Qeveria shqiptare, nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit të kryeministrit, Thoma Gëllçi, ka përshëndetur tolerancën e Partisë Socialiste, me vendimin për të bërë mitingun e saj në sheshin Skënderbej në orën 12, e jo në pasditen e datës 29 Shtator.

Sipas Gëllçit, fushata zgjedhore, po shkon drejt përfundimit me sukses përsa i përket qetësisë dhe sigurisë. Nga ana tjetër thuhet në këtë deklaratë, kryetari aktual i PD, Sali Berisha, po përpiqet për të cenuar institucionet shtetërore, rendin dhe qetësinë në vend.

Thoma Gëllçi:- ?Një nga veprimet primitive dhe qëllimkëqija të Berishës është përpjekja për t?i përplasur militantët e partive rivale, në të njëjtën orë në sheshin Skënderbej. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nuk do të lejojë që strategjia e destabilizimit, që po orvatet të nxisë Millosheviçi në vende të ndryshme të rajonit, të realizohet edhe në vendin tonë?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/