Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Punimet infrastrukturore ne qytetin e Vlorës, si rasti i By Pass-it janë rrezik i vazhdueshëm për aksidente rrugore. Aty ku mbaron autostrada Levan-Vlorë,
mungesa e sinjalistikës informuese për kantieret e ndërtimit , pulsoret e dritës për natën apo dhe tabelat fosforeshente mungojnë thuajse totalisht duke e bërë te pamundur orientimin e drejtuesve te mjeteve.
Jo me larg se dy ditë më parë nje drejtues mjeti humbi kontrollin duke rene ne brendësi të një kanali të hapur për ndërtimin e bypass-it të Vlorës, aksi lidhës me autostradën Levan-Vlorë.
Vetëm pas aksidentit punëtoret e firmës se ndërtimit të By Passit kane nisur pajisjen e zonës me sinjalistiken perkatese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-ne-zonen-ku-punohet-per-by-pass-in-asnje-tabele/