Report TV - Drejtori i ALBtelecom: Jemi lider në numrin e punonjësve ne Shqipëri

2017-06-03 1

Në ambientet e kompanisë ALBtelecom është zhvilluar sot takimi i Këshillit Kombëtar të Punës ku morën pjesë krerët e disa Ministrive, përfaqësues të shoqatave të biznesit e të sindikatave në vend.

Kryetari i Bordit të ALBtelecom, Giuseppe Farina, e ka konsideruar përzgjedhjen e kompanisë për të zhvilluar takimin një një lloj mirënjohje për aftësisë e saj në tregun e punës.

Ai tha se ALBtelecom mbetet lider në numrin e punonjësve ne Shqipëri me një kontribut të rëndësishëm ekonomik e teknologjik në vend.

Z. Farina çfarë do të thotë për ju organizimi i mbledhjes së radhës së Këshillit Kombëtar të Punës në zyrat e kompanisë ALBtelecom?
Për ne ky fakt është i rëndësishëm sepse besojmë qe është edhe një lloj mirënjohje për aftësisë e kompanisë sonë për të përballuar nevojat dhe kërkesat e tregut të punës si nga këndvështrimi i biznesit, nga ai i punonjësve dhe ana e komunitetit në përgjithësi, duke qenë konkretë dhe seriozë gjatë gjithë këtyre viteve.