Report TV - Gërmimet,Dako-Shoqërisë Civile: Po punojnë vetëm arkeologët

2017-06-02 1

Kryetari i Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako, ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi me Shoqërinë Civile se në sheshin "Veliera" po punojnë vetëm arkeologët.

Gërmimet e fundit në këtë zonë, në funksion të punimeve për rikonstruksionin e sheshit, kanë nxjerrë në pah disa rrënoja të periudhës otomane.

Përfaqësues të Shoqërisë Civile akuzojnë Dakon se po shkatërron kulturën e qytetit, ndërsa vetë ai deklaron se gërmimet janë pezulluar dhe në zonë po punojnë vetëm arkeologët.

?S?kemi gabuar, do na ndëshkojë historia, do na ngrejë lapidar, këto janë histori që nuk i përkasin takimit të sotëm, këto ti mbajë secili për vete. Ne po flasim dhe po bëjmë transparencë për atë që kemi bërë?të jeni të sigurt, është në një monitorim të jashtëzakonshëm të arkeologjisë se këta e dinë më mirë se ne rëndësinë e asaj vepre dhe ne dimë edhe parullat që do na dalin këtu. Në zonën ku po bëhen gërmimet arkeologjike janë pezulluar, po punojnë vetëm punonjësit e arkeologjisë, të financuar nga Bashkia e Durrësit", u shpreh Dako.

Free Traffic Exchange