“Ambasada të përbashkëta me Kosovën” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas eksperiencës së ngritjes së konsullatave të përbashkëta Shqipëri - Kosovë, në Bari, Milano dhe Myhin, çka është vlerësuar nismë shumë pozitive në ofrimin e shërbimeve për shqiptarët jashtë vendit, kryeministri Rama propozon ngritjen e ambasadave të përbashkëta. Por kreu i qeverisë tregohet i kujdesëm, duke thënë se një nismë e tillë nuk do të thotë krijimin e të ashtuquajturës ?Shqipëri e Madhe?.?Më herët a vonë do kemi shërbime konsullore të përbashkëta, por edhe ambasada të përbashkëta. Të bashkojmë kapacitetet e t?u shërbejmë qytetarëve shqiptarë edhe të Shqipërisë dhe Kosovës. Më herët a vonë do arrijmë të kemi përfaqësim dhe shërbim të unifikuar. Nëse ky do i dukej dikujt ?Shqipëri e Madhe?, problem i vet. Nëse do ketë ndonjë që do të na bashkohet, le të vijnë.?Deklaratat shefi i ekzekutivit i bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të shërbimit Konsullor Online. Rama tha se po punohet që të mundësohet pjesëmarrja në votime e shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit. Megjithatë, tha se kjo do të kërkojë kohë.?Për të garantuar pjesëmarrjen në votime, duhet të regjistrojmë shqiptarët jashtë vendit. jemi i vetmi vend në botë, që nuk ka të regjistruar njerëzit e vetë, nuk dihet as ku janë ca nevojash kanë. pa e bërë këtë regjistrim, nuk mund ti përfshijmë në këtë proces votimi.?Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se shërbimet konsullore online do të garantojnë cilësi, shpejtësi dhe shmangie të burokracisë. Për herë të parë, që nga 1998 ministri Bushati tha se janë rishikuar tarifat e shërbimeve konsullore, ku disa ofrohen falas ndërkohë që të tjera me tarifa të reduktuara.