https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Nga kartolinat, tek "SMS"-të e përbashkëta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është një nga urimet më klasike, marrë nga filmi shqiptar "Rrugë të bardha", por që në ditët e sotme po rrezikon të zhduket. Tashmë, urimeve të Vitit të Ri, sy më sy për njerëzit e dashur, puthjes e përqafimit apo atyre tradicionale me anë të një kartoline, ia ka zënë vendin urimi përmes SMS-ve, mesazheve dhe postimeve në rrjetet sociale, si "Facebook", "Twitter" apo programeve "Whats'app" e "Viber". Shumë njerëz i kujtojnë tashmë me nostalgji për ngrohtësinë që dhuronin ato çaste dhe ndjesinë e vëmendjes së të dashurve të tyre në momente feste.  Shmangia nga urimet tradicionale, ka krijuar një problem te shumë njerëz. Urimet e përbashkëta, me një SMS të vetëm për të gjithë kontaktet në telefon, apo etiketimet e të gjithë miqve në "Facebook", vetëm në një postim, nuk vlerësohen nga shumë njerëz, madje cilësohen si mungesë vëmendjeje. Zhvillimi teknologjik vit pas viti, ka sjellë shumë lehtësira për njerëzit, por në njëfarë mënyre po i largon nga njëri-tjetri. Një urim i tillë i sinqertë dhe i ngrohtë, duket se do të kthehet së shpejti, në mision të pamundur.

Free Traffic Exchange