Report TV - Dekriminalizimi, ja 6 deputetët që po verifikohen nga Prokuroria

2017-06-02 0

Gjashtë deputetë dhe 3 kryebashkiakë janë duke u verifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme për të shkuarën e tyre si subjekte të ligjit të dekriminalizimit.

Prokuroria ende nuk ka bërë publike listën por jo zyrtarisht deklaron se personat që po verifikohen janë deputetët Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi.

Ndërsa në listën e kryebashkiakëve të cilët po verifikohen janë Eduart Kapri i Pogradecit, Adriatik Zotkaj në Poliçan dhe Tërmet Peçi në Tepelenë.

Këto emra prej kohësh kanë qarkulluar dhe në akuzat politike ndër kampet e opozitës dhe mazhorancës, ndërsa këtë të martë Prokuroria ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dhëna për verifikimet që ka kryer ky institucion.

Free Traffic Exchange