Report TV - "Armiqtë" e Vetingut, ja 34 deputetët që nuk votuan

2017-07-10 0

Në fund të javës së kaluar, Parlamenti Shqiptar, mori një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj legjislature, duke miratuar në bllok 27 anëtarët e organeve të Vetingut, të cilëve u është besuar shembja e drejtësisë aktuale, përmes identifikimit dhe largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Nën presionin e fortë amerikan dhe evropian, disa politikanë gëlltitën të gjitha mallkimet dhe përbetimet kundër Vetingut, duke votuar të heshtur për anëtarët e përzgjedhur nga komisionet parlamentare, pra për zbatimin e Vetingut. Votimi i së shumës shënon zyrtarisht nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, ndërsa hap rrugën edhe për ngritjen e organeve të reja anti-korrupsion, të cilat do të kryejnë Vetingun e politikës.

Megjithatë, nga 139 ligjvënës (një deputet është ndarë nga jeta), 39 deputetë të Parlamentit bojkotuan votimin, abstenuan ose votuan kundra listës. Disa nga deputetët ishin në pamundësi për të marrë pjesë në seancën plenare, për shkak të angazhimit në fushatën elektorale. Por, shumica e ligjvënësve në fjalë, duket se e bojkotuan qëllimisht seancën, duke u pozicionuar në këtë mënyrë kundër Vetingut dhe 27 njerëzve që do ta zbatojnë atë.

Free Traffic Exchange