Katër ditë nga grabitja e 3.2 milionë eurove teksa transportoheshin nga Tirana në Rinas me eskortën e ?Jaguar Security? policia e shtetit nis shoqërimin me patrulla policie të lëvizjes së parave në vend.
Report Tv është ndalur me një vëzhgim këtë të hënë tek masat e sigurisë të cilat kanë shtuar kompanitë private të transportit dhe tek mjetet që përdorin ato.
Por paçka grabitjeve të ripërsëritura në këto eskorta, mjetet nuk janë blind por të modifikuar dhe gomat që ato përdorin nuk janë goma blindi, por goma me fryrje.
E sikur të mos mjaftonte kjo dhe mjetet ku qëndrojnë policët shoqërues janë nga prodhime të vitit 1985 deri tek vitet 2014 por asnjëra nga to nuk është blind por vetura normale të cilat në një rast sulmi nuk ofrojnë as sigurinë minimale.