Report TV - Ekstremizmi, Lu takon Ramën dhe Tahirin në Kryeministri

2017-06-02 0

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të hënë në një takim në Kryeministri, ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu si dhe minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se vizita e Lu ka qenë në kuadër të një takimi midis kryeministrit, ministrit Tahiri dhe këshilltarin e kryeministrit për Mbrojtjen, Aleksandër Lleshi, për luftën kundër ekstremizmit.

Takim i cili zhvillohet herë pas here në selinë e Kryeministrisë, ku paralelisht Guvernatori Sejko së bashku me ministrat Kodheli, Felaj dhe Ahmetaj, Bushati, Vasili zhvillonin Komitetin e bashkërendimit të punës në luftën kundër pastrimit të parave.

Në këtë komitet merrnin pjesë dhe zv/ministri Drejtësisë, Arben Isaraj dhe ai i Brendshëm, Stefan Çipa.

Free Traffic Exchange