Konkursi i specializimeve të mjekësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-02 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë mjeke te përgjithshëm, por pa specializim nuk mund te punojnë ne spital dhe as te vijojnë karrierën e tyre. Per te mos punuar me si mjeke familje apo ne kompani farmaceutike, rreth 280 kandidate kane hyre ne konkursin e specializimeve te mjekësisë. Kete te hëne eshte zhvilluar intervista per formimin e tyre përballe nje komisioni prej 6 anëtaresh. Ministri i Shendetesise dhe rektori i universitetit, pasi kane ndjekur momente nga zhvillimi i konkursit deklaruan se kete vit 2 ne tre kandidate kane mundësi per te zgjedhur specialitetet e mjekësisë. Faza e dyte e testimit është provimi me shkrim pranë Agjencisë Kombëtare te Provimeve. 185 kuotat e specialiteteve do te përzgjidhen sipas meritës. Kandidatet me pike me te larta përzgjedhin te paret specialitete dhe kështu vijon lista deri ne realizimin e te gjithë kuotave.