Policia italiane kap 1 ton kanabis në Bari, në pranga dy shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është gomonia 8 metra e gjatë e kapur në brigjet italiane me 1 ton hashash në bord. Ajo u ndoq nga ajri me nje avion te misionit Frontex, menjëherë pas sinjalizimit te Guardia Di Financa nga policia shqiptare. Mjeti lundrues u lokalizua pranë brigjeve te vendit fqinj dhe u arrit te ndalohej me gjithë sasinë e drogës. Policia arrestoi edhe dy skafistet shqiptare te moshës 25 dhe 51 vjeç. Por agjentet e antidrogës ne Itali kane goditur edhe nje baze te trafikanteve shqiptare ne Brindisi. Aty u gjeten 400 kg kanabis. Këta janë dy shqiptarët Arben Ismaili dhe Nezir Vokrri, të cilët ranë në prangat policisë italiane. Nga shitja e drogës trafikantet do të fitonin 300 mije euro. Ndërkohe, te mërkurën Policia Kufitare shqiptare sekuestroi në Karaburun 15 çanta, me 250 kg kanabis. Droga u zbulua në zonën e Gjirit të Bristanit, ndërkohë që po vazhdon kontrolli i territorit pasi mendohet të ketë sasi të tjera lëndë narkotike në pyll.

Free Traffic Exchange