DURRËS-Do të shisnin mallin tek një grup tjetër dhe këta të fundit do e nisnin në Itali, por pazari shkon keq për 5 persona në Durrës, në makinat e të cilëve u zbuluan 500 kg kanabis sativa.
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses sot operacionin ?Triss? në sajë të cilit u sekuestruan 500 kg kanabis, 4 automjete dhe 12 celularë si dhe u arrestuan 5 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Të arrestuarit janë Adem Laze 47 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, Elisar Barashima 29 vjeç, banues në Kurcaj, Fushë-Krujë, Mustafa Sala 22 vjeç, banues në Hasan, Fushë- Krujë, Gjon Syziu 23 vjeç, banues në Mirditë, Tanush Rica 23 vjeç, banues në Rrëshen.