Bllokohet 500 kg kanabis, 5 në pranga

2017-04-01 6

Një sasi tjetër e madhe kanabis është bllokuar nga policia. Gjatë operacionit të koduar ?Triss?, policia e Durrësit ka sekuestruar 500 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 persona.

Policia kishte informacione për një transport droge, e cila do të kryhej me katër automjete. Makinat u ndaluan në vendin e quajtur ?Kthesa e Ariut?, në fshatin Hasan të Fushë- Krujës dhe në vendin e quajtur ?4 Rrugët Shijak?.

Droga u gjet në automjetet tip ?Fiat? me AA 473 GA; ?Audi? me targa AA 682 ES, dhe dy automjete tip ?Benz?

Të arrestuar
-Adem Laze, 47 vjeç
-Elisar Barashima, 29 vjeç
-Mustafa Sala, 22 vjeç
-Gjon Syziu, 23 vjeç

Gjatë operacionit, një 29-vjeçar ka arritur të largohet ndërsa është shpallur në kërkim. Policia thotë se punohet për kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal./ tvklan.al