Report TV - CEZ, Shkëlzen Berisha nuk dëshmon, Balla: Të pret burgu!

2017-04-01 0

Djali i ish- kryeministrit Sali Berisha i akuzuar si i implikuar në aferën e CEZ ka refuzuar për herë të dytë dëshminë në Komisionin Hetimor, pasi nuk është betuar.

Ai ka kërkuar që kryetari i Komisionit, Taulant Balla të largohet, pasi është në konflikt interesi për këtë cështje, pasi është i dënuar nga gjykata për shpifje.

Shkëlzen Berisha përmes një kërkese të paraqitur në komision ka kërkuar që Balla të largohet nga drejtimi dhe komisionin ta drejtojë një tjetër anëtar në mënyrë që të dëshmojë.

Por, kryetari i Komisionit është shprehur se nuk do të largohet, ndërsa i ka kujtuar Shkëlzen Berishës, se nëse nuk do të betohet sipas ligjit atëherë rrezikon gjobë dhe deri në një vit burg.

Anëtarët e PD në komision kanë replikuar me Ballën përse nuk e hodhi në votim kërkesën e Shkëlzen Berishës, ndërsa pas akuzave dhe ofendimeve, kryetari i komisionit vendosi që të ndërpresë mbledhjen dhe djali i ish-kryeministrit të thërritet sërish për të dëshmuar deri në momentin që do të betohet.

Ndërkohë që përsa i përket dëshmitarit tjetër Nuel Kalaj, Taulant Balla kërkoi nga policia që të sillet me forcë, pasi ka refuzuar dëshminë.

Free Traffic Exchange