Kryetari i komisionit të mazhorancës për hetimin e privatizimit të CEZ, Taulant Balla u shpreh se në këtë komision do të thërritet për të dëshmuar ish kryeministri Sali Berisha dhe ish ministrat e tij.
?Sipas kalendarit, në 15 maj, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish ministrat e tij do të dëshmojnë në këtë komision për të dhënë shpjegime lidhur me marrëveshjen e privatizimit?, u shpreh Balla.
Sipas tij, në 10 qershor, komisioni hetimor duhet të mbyllë hetimet rreth kësaj çështje.
Balla kërkoi hetim për marrëveshjen e privatizimit, pasi siç u shpreh ai OSSHE nuk ka qenë e gatshme për të kaluar në procesin e privatizimit drejt kompanisë çeke, CEZ.
Deputeti socialist, Ulsi Manja, kërkoi zgjerim të rrethit të hetimit për CEZ, pasi sipas tij, një marrëveshje e tillë ka shkelur të gjitha ligjet e vendit, duke cenuar njëkohësisht edhe sigurinë kombëtare.
?Ka kaluar me një lehtësi marramendëse duke shkelur kuadrin ligjor të vendit në një periudhë kohë të shkurtër nga shteti tek një kompani private. Bëhet fjalë për 76% të aksioneve dhe 24% i kanë ngelur shtetit, pjesa tjetër ika kaluar CEZ. Shteti ka humbur edhe atë aksionin e artë, duke humbur vendimmarrjen brenda për brenda kompanisë?, tha Manja, duke shtuar se përpos ish kryeministrit Berisha, i cili ka patur rol kyç në privatizim, janë me radhë zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, Financave dhe disa ish këshilltarë të Berishës.
?Duhet të thërriten Eno Bozdo, Mimoza Vokshi, Ridvan Bode, Sherefedin Shehu, Suzana Guxholli dhe ish ministri i Energjisë, Genc Ruli e Florion Mima si dhe i gjithë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Këta kanë patur rol kyç në privatizimin e CEZ?, tha Manja.
Ndërsa deputeti Pjerin Ndreu tha se zyrtarët e thërritur për të dëshmuar, në rast refuzimi, duhet të sillen forcërisht në komision.
"Dëshmitarët që mungojnë pa arsye, t?i sjellin me forcë në polici. Berisha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces hetimor", tha Ndreu.
Nga ana e tij, kreu i komisionit, Balla u shpreh se rregullorja e komisionit do të zbatohet me përpikmëri dhe Berisha do të sillet në komision edhe me polici.
"Ky komision funksionon në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. Dëshmitarët që mungojnë do sillen në polici, ne do e zbatojmë ligjin", tha Balla.
Në përfundim, Balla njoftoi edhe një ndryshim në përbërjen e komisionit.
Sipas tij, dy anëtarët e opozitës, Ridvan Bode e Sherefedin Shehu janë objekt i hetimit të Komisionit dhe njëkohësisht s?mund të jenë anëtar të tij.
Për këtë qëllim, tha ai, komisioni do t?i kërkojë Kuvendit zëvendësimin e dy përfaqësuesve të opozitës.
?Sherefedin Shehu e Ridvan Bode janë në konflikt interesi me objektin e hetimit të këtij komisioni për shkak se për detyrat që kanë mbajtur njëri ministër dhe tjetri zëvendësministër gjatë kohës që është negociuar marrëveshja, ne do t?i kërkojmë Kuvendit që t?i zëvendësojë këta dy anëtarë. Është e papranueshme që dy persona të cilët janë objekt i hetimit, të jenë anëtar të këtij komisioni?, tha Balla.
Edhe në këtë mbledhje, ...