Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka takuar mesditën e kësaj të premte, kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa mësohet se në fokus të bisedës kanë qenë përplasjet e fundit të ambasadorit Lu me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
24 orë më parë, Lu dhe Llalla u përfshinë në polemika lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi si dhe për refuzimin e vizës amerikane për kryeprokurorin nga ambasada e SHBA.
Lu ishte në Kryeministri edhe një ditë më parë, ku takoi Drejtoren e Kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga, ndërsa kryeministri Rama ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.