Report TV - Lu: Llalla kundër 'Drejtësisë' Kryeprokurori:Më shantazhon

2017-04-01 0

TIRANE-Prokurori i Përgjithshëm dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shpërthyer në deklarata të forta me akuza ndaj njëri-tjetrit sot në Tiranë.

Ambasadori amerikan Donald Lu foli shqip me një gjuhë të ashpër ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla gjatë një tryeze të Shoqërisë Civile.

Lu u shpreh se Llalla po punon kundër Reformës në Drejtësi. ?Prokurori i përgjithshëm për më shumë se 18 muaj ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi?.

Ambasadori i SHBA-vë deklaroi sot se gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen t'i vjedhin zgjedhjet e ardhshme, reformën në drejtësi dhe ekonominë e vendit, ndaj shoqëria civile dhe mediat duhet të jenë syçelur.

Por menjëherë, as një orë nga deklarata e fuqishme e Lu, me një fjalim tepër të gjatë, që besohet se ishte përgatitur më herët, u kundërpërgjigj kryeprokurori.

Me zërin e shefes seë kabinetit të institucionit, Llalla jo vetëm përgjigjet por i shpall 'luftë' ambasadorit të SHBA duke e akuzuar për shantazhe dhe presione, ndërsa thekson se ambasada para pak ditësh i ka anuluar edhe vizën për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokurori i Përgjithshëm i hodhi poshtë akuzat se ka penguar reformën në drejtësi.