Tre gjyqtarë e një prokuror japin dorëheqjen

2017-04-01 6

E sapozgjedhur në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gjyqtarja Mirela Fana ka dhënë dorëheqjen.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë u zgjodh anëtare e Këshillit të Emërimeve më 27 janar të këtij viti kur u hodh shorti për këtë institucion të rëndësishëm të Drejtësisë.

Presidenca konfirmoi se Mirela Fana ka dorëzuar dorëheqjen ditë e martë. Fana sqaroi zyrtarisht se jepte dorëheqjen për arsye personale.

Shorti përzgjodhi si anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë, Gjyqtarin Artan Zeneli, i cili tashmë duket se do të zërë postin e lënë bosh nga kolegia e tij

Po zyrtarisht presidenca njoftoi se ka dhënë dorëheqjen prokurori i Krujës, Sulejman Tola. Gjithashtu edhe gjyqtari i Apelit te Vlorës, Ilir Çeliku dhe gjyqtari i Elbasanit Ilir Pashaj kanë paraqitur dorëheqjen pranë presidencës. Vettingut nuk do t?i nënshtrohen as anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, i cili nuk ka dorëzuar formularin me të dhënat e tij. Këtë formular mësohet se e kanë dorëzuar 794 gjyqtarë dhe prokurorë.

Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se largimet ishin pasojë e ligjit të Vettingut.

?Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s?duan të kalojnë Vettingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!? shkruajti kryeministri në Facebook.

Gjyqtaret dhe prokurori i larguar nuk kanë plotësuar as formularët që kërkohen nga Vettingu.

Tv Klan