Dy gjyqtarë dhe një prokuror kaluan me suk" /> Dy gjyqtarë dhe një prokuror kaluan me suk"/>

Ora News - "Tre PO!" Kalojnë vetingun dy gjyqtarë dhe një prokuror

2018-08-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy gjyqtarë dhe një prokuror kaluan me sukses vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë edhe prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj dhe gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi.

Eshtë një ditë e ngjeshur kjo e sotmja për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Deri tani trupat gjykuese të këtij institucioni kanë shpallur tre vendime dhe pritet edhe vendimi për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja

Konfirmohet prokurori Besnik Muçi

Trupa gjykuese e KPK-së konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

"Procesi shumë i vështirë. Procesi nga ana e KPK-së ishte korrekt. Ia dola të provoj në mënyrë pozitive tre komponentët e vettingut" u shpreh prokurori pas vendimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kalon-vetingun-gjyqtari-i-gjykats-se-krimeve-te-renda-dritan-hallunaj

Free Traffic Exchange