Report TV - Debatet në koalicion, Meta: Stop retorikave konfliktuale politike

2017-04-01 2

Kryetari i LSI, Ilir Meta nga një takim me strukturat në Njësinë 5 të Tiranës ka folur për herë të parë pas debateve të fundit në koalicionin qeverisës duke deklaruar se vizioni i LSI-së është zgjidhja institucionale dhe jo retorikat klonfliktuale politike.

?Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme.

Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim? - deklaroi Kryetari i LSI-së.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari theksoi në fjalën e tij se kolegjialiteti në vendimmarrje është garanci për realizimin e reformave.

?Vendimet nuk mund të merren vetëm, vendimet e mëdha merren në bashkëpunim të plotë.

Vendi nuk ka nevojë për arrogancë, por ka nevojë për më shumë punë, ka nevojë për shërbim dhe ne jemi të bindur se mund ta bëjmë këtë gjë?, - tha Braimllari.

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha në fjalën e saj tha se i gjithë procesi zgjedhor është bërë në bazë të konkurrencës dhe të transparencës.