Aksion blic i policisë , sekuestrohet 425 kg kanabis - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër sasi e madhe hashashi prej 425 kilogramësh është sekuestruar mëngjesin e së premtes në Fushë - Krujë, ndërsa janë arrestuar 6 persona. Operacioni antidrogë i koduar me emrin ?Koordinimi? çoi në pranga Bledar Çoraj, Egli Selacin, Shkëlqim Mirin, Amarildo Mulletin, Durim Demirin, dhe Hysni Demirin.Nje tjetër person është shpallur në kërkim. Këta persona u kapën në momentin që po përgatiteshin të shkëmbenin drogën në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Në furgon ku ndodheshin Çoraj dhe Selaci policia gjeti 170 kg hashash, ndërsa pjesa tjetër e sasisë se kanabisit u zbulua gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve. Aty u zbuluan edhe 12 armë zjarri dhe municione, dy automjete si dhe 10 aparate celularë.

Free Traffic Exchange