Komisioni Hetimor për marrëveshjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke, CEZ, dëgjoi sot dëshminë e sekserit tjetër, Hamza Merxhani.
Merxhani, me origjinë nga Kosova, dëshmoi përmes Skype në komision. Ai sqaroi lidhjet e tij me Nuel Kalajn, ndërsa i pyetur për transaksionet bankare të kryera prej tij, tha se nuk ka dijeni.