http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike nuk heq dore nga Avokati i Popullit. Ne seancën dëgjimore me kandidatët qe synojnë kete post, ata thane se marrëveshja e para 5 viteve, përcakton se avokati i takon opozitës. Eduard Halimi tha se kryeministri Rama, kërkon që Avokatin e Popullit ta ketë si kukull në duart e tij, për me tepër në kushtet kur ky institucion ka rol në zbatimin e reformës në drejtësi.Pas kësaj deklarate, Halimi braktisi mbledhjen. Por për kreun e komisionit te ligjeve, Fatmir Xhafaj, procedurat parlamentare i japin opozitës të gjithë hapësirat e nevojshme për të mbështetur një kandidature të veçantë.Pas këtij debati, Komisioni ka vijuar me dëgjimin e kandidatëve. Janë 20 persona, të cilët kanë shprehur interesin për të marrë drejtimin e Avokatit të Popullit.