https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet ne ligjin për Avokatin e Popullit kane sjelle debate ne Komisionin e Ligjeve mes institucionit qe drejton Igli Totozani dhe deputeteve te mazhorances. Ministria e Drejtësisë ka mbrojtur draftin si nje projekt qe forcon pavarësinë e institucionit duke e lëne ne dore te Kuvendit masën e ndërhyrjeve ne ketë ligj; por Avokati i Popullit është shfaqur i pakënaqur duke kërkuar me shume kompetenca per sa i përket emërimit dhe shkarkimit te komisionereve apo përcaktimit te strukturës se institucionit duke përdorur si argument mbrojtës edhe disa rekomandime te misionit Euralius. Por kreu i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj nuk e ka kursyer ironinë ndaj Totozanit jo vetëm për çështjen e Euralius, por edhe për kompetencat e reja qe kërkon Avokati i Popullit. Ndryshimet ne ligjin për Avokatin e Popullit kërkojnë një shumice te cilësuar prej 84 votash; por pavarësisht qëndrimit te opozitës; mazhoranca me 85 deputete nuk përballet me asnjë problem ne miratimin e tyre.