Hetimet për vdekjen e 30-vjeçares në ashensor - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës është ne pritje te një përgjigje zyrtare nga Inspektoriati Shtetëror Teknik për ekspertizën, lidhur me vdekjen e 30-vjeçares Drilona Durici, ne ashensorin e pallatit ku ajo banonte. Vonesa ne ka detyruar organin e akuzës t?i kërkoje Inspektoratit nje përgjigje zyrtare perte vazhduar me tej me hetimet per ngjarjen e rende. Zjarr i rënë në kolonën e një ashensori në një pallat 10-katësh në zonën e ?Freskut? në Tiranë, i mori jetën gruas. Ajo u gjend e karbonizuar brenda ashensorit dhe banorët nuk munden ta nxjerrin të gjallë. Ndërkohë, deri në këtë fazë të hetimit i vetmi person i ndaluar është administratori i pallatit. Sipas dëshmisë së tij, ashensori nuk kishte dalje emergjence. Ai ishte vendosur disa vite me pare dhe nuk i ishte nënshtruar kontrollit teknik. 30-vjecarja jetonte me qira në katin e katërt të apartamentit me djalin e mitur, ndërsa bashkëshorti i saj ishte emigrant në Gjermani.

Free Traffic Exchange