https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i policisë kriminale Eduart Merkaj ishte në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda mesditën e kësaj të hëne.
Mësohet se zyrtari i lartë i policisë së shtetit pati një takim me drejtuesen e prokurorisë Donika Prela, e cila ka vetëm disa ditë që është emëruar në krye të akuzës së Krimeve të Rënda.
Ndonëse ende nuk konfirmohet zyrtarisht mësohet se pjese diskutimeve ishin hetimet për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, por edhe dosja Tahiri- Habilaj si dhe veprimet e prokurorisë për rastin.
Fill pas drejtorit të Policisë Kriminale në ambientet e prokurorisë së krimeve të rënda mbërritën dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane.
Hetimi për ish-prokurorin e përgjithshëm u regjistrua fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferua tek Krimet e Rënda, e cila do të konvertohet në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion.
Mbi Adriatik Llallën rëndojnë akuzat e ?Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, ?Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi?, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?.