Pjesë e një prej dosjeve më të mëdha të korrupsionit në 25 vitet e fundit, që komisioni hetimor për çështjen ?CEZ? po përgatit për ta referuar në organin aktual të akuzës ose në Prokurorinë e Posaçme që do të ngrihet në javët në vijim, do të jetë edhe një manovër abuzive e qeverisë ?Berisha? dhe e kompanisë ?CEZ?, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 130 milionë dollarësh.
Bëhet fjalë për favorizimin e paligjshëm të kompanisë CEZ, me anë të ndryshimit të nivelit të borxhit të keq nga 4 % në 14 %, duke i dhuruar kësisoj CEZ 130 milionë USD gjatë tre viteve. Nën presionin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ERE, me vendim Nr. 99, datë 20.09. 2011, i ka njohur rritjen e borxhit të keq CEZ për vitet 2008, 2009 dhe 2010, në masat 14%, 14% dhe 13%.
?Nivelet aktuale të borxhit të keq, me korrektimet e mësipërme, për vitet 2008, 2009, 2010 janë respektivisht 14 %,14 % dhe 13 %. Borxhi i keq do të llogaritet si përqindje mbi shumën e të ardhurave të furnizuesit publik me pakicë sipas pikës 5.2 të deklaratës Rregullatore?, thuhet në vendimin e ERE.