Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për analistin dhe politologun, Afrim Krasniqi mes palëve politike duhet një negociator ndërkombëtar ose vendas për të arritur një kompromis për votimin elektronik. Në studion e lajmeve të Ora News, Krasniqi tha se dhe ?kompromisi më i mirë duhet të ishte testi në dy nga qarqet kryesore të Shqipërisë, një qark të zgedhur nga e majta, një nga e djathta?
Krasniqi: Në këto rrethana palët duhet të negociojnë, duhet të komunikojnë njëri-tjetrin ose direkt, ose përmes një negociatori ndërkombëtar ose tonin për të arritur në kompromis dhe kompromisi më i mirë duhet të ishte testi në dy nga qarqet kryesore të Shqipërisë, një qark të zgedhur nga e majta, një nga e djathta sepse edhe sikur palët të refuzojnë njëra ? tjetrën apo ti plotësojnë maksimalisht kërkesën njëri-tjetrit përsëri ne nuk kemi garanci që zgjedhjet do të jenë të ndershme që vota nuk do trafikohet para votimit dhe se procesi i numërimit do jetë i besueshëm sa palët mos e kontestojnë më pas.
Pse një ndërmjetësues ndërkombëtar?
Krasniqi: Sepse në Shqipëri asnjë nga institucionet politike nuk arrin ta luajë këtë rol. Do të duhet ta luante presidenti i Republikës, por duhet të pranohet nga të dy palët dhe rasti konkret nuk pranohet nga të dy palët, aq më tepër që mandate i tij është drejt fundit. Kështu që nuk kemi një faktor të tretë që mund ta luantë këtë rol. Mund ta luante deri diku një Shoqëri Civile e konsoliduar, por në rastin konkret Shoqëria Civile nuk ka një zë të vetëm dhe ka një pikëpamje të ndryshme për problematikën.
Politologu Krasniqi tha se mazhoranca ka zgjedhur një mënyrë jo të ndershme për të refuzuar kërkesën e PD, për votimin elektronik. Sipas tij OSBE nuk jep asnjëherë zgjidhje, por ofron këshillim për vendimet që ne marrim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/votimi-elektronik-krasniqi-mes-paleve-duhet-nje-negociator-nderkombetar/