Partia Socialiste po teston votimin elektronik dhe online. Edhe Kryemini" />
Partia Socialiste po teston votimin elektronik dhe online. Edhe Kryemini"/>

Ora News - Rama: Votimi elektronik i mundshëm. Ka një mesazh për "virgjëreshat" dhe Ilir Metën

2019-12-09 0

#rtvora #oranews

Partia Socialiste po teston votimin elektronik dhe online. Edhe Kryeministri Edi Rama votoi në mënyrë elektronike.
Teksa PS është në një proces riorganizimi a ka menduar kryetari i socialistëve Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, për të vendosur filtra në mënyrë që kandidatët për bashkinë të mos i kapë ligji i dekriminalizimit?

Rama u shpreh: E kam thënë dhe rithem të gjitha virgjireshat që thonë të kundërtën u ngjajnë përgjegjëseve të shtëpive të qejfit që predikojnë moral. Është një çështje që mund të zgjidhet vetëm përmes fuqizimit të ligjit në raport me individin duke e kthyer vetëdeklarimin e rremë në një vepër që dënohet ashpër.

Nga ana tjetër duke i çliruar partitë nga kjo barrë për të lexuar mëndjen e individëve që në mënyrë të papërgjegjshme i shmangen së vërtetës kur vetëdeklarohen përmes një ndërhyrjeje në ligj që do të japë mundësi institucioneve ligjzbatuese të bëjnë verifikime pasi partitë të çojnë listat e kandidatëve për tu zgjedhur në një kohë më përpara se fillimi i fushatës. Në një mënyrë që kur të nisë fushata të gjitha listat të jenë të verifikuara.

Partitë nuk kanë kapacitete për të bërë punën policisë apo prokurorisë, por nga ana tjetër policia e prokuroria duhet të futen në proces më parë. Kush predikon moral është shëmbëlltyrë njësoj si ato përgjegjëset e shtëpive të qejfit që predikonin virgjërinë e vazhave që ofrojnë brenda shërbimin.?

Kryeministri Edi Rama replikoi me ironi ndaj presidentit Ilir Meta i cili në konferencën e djeshme por dhe në një deklaratë për median kujtoi se me një dekret mund të shpërndante parlamentin.

?Më kujton atë që ju kam thënë më parë Xhike Qamilin sa të kem këtë atë katund nuk pyes për Francën e Anglinë? tha Rama.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-ironi-me-ilir-meten-si-xhike-qamili-sa-te-kete-katundin-nuk-pyet-francen

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp