Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të lexosh historinë e gazetës Koha Jonë është si përshkosh me detaje, fakte e dëshmi historinë e Shqipërisë së jetuar e rrëfyer nga njerëzit që me punën e tyre ndëtuan atë që Nikollë Lesi e quan në librin kujtime të tij ?Kështjella e medias?.
Shumica e gazetarëve të viteve 90 apo 2000 e kanë pasur në mënyrë të pashmangshme një pikëtakim me gazetën ?Koha Jonë?, e nëse do të shfletojnë faqet e këtij libri, do ta gjejnë veten në të, sipas këndvështrimit të autorit Nikollë Lesi, i cili rreket të tregojë veçse fakte.
?Ishte kohë kur bëhej gazetari?, vëren autori Nikoll Lesi në libër, duke vijuar se Koha jonë, në kohën kur Ben Blushi ishte kryeredaktor, arriti deri në 88 mijë kopje të shitura në ditë.
Një hapësirë të veccantë në këtë botim, Lesi i ka kushtuar jo vetëm ditëve të arta të gazetës, por edhe ato më delikatet, në kufijtë e mbijetesës.
Viti i Mbrapshtë ?97, është një kapitull i tërë ku pazgjidhshmërisht, historiku i gazetës Koha Jonë, lidhet me firmat piramidale, trazirat me bilancin e një lufte.
SHIK-u filloi ti bënte vizita të përditshme kërcënuese dhe paralajmëruese Nikoll Lesit dhe bashkëpunëtorëve të tij pas titujve si: ?Tirania shtyp Tiranën?, ?Dajak në vend të fajdeve?, Arrestohet Sudja?, ?Mbyllet ?Populli? dhe ?Xhaferri?, e shoqëruar me një nëntitull ? Vlora në rrugë kundër Qeverisë?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/keshtjella-e-medias-nikolle-lesi-boton-librin-ne-25-vjetorin-e-koha-jone/