Ora News – “Zgjidhja” e Kokëdhimës: Deputetët nga populli, jo nga kryetarët e partive

2017-03-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima është shprehur në mbështetje të votimit dhe niëmrimit elektronik në zgjedhje.
Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Tiranës, ai akuzoi mazhorancën dhe opozitën se kanë krijuar një sistem të rafinuar të vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve
Kokëdhima: Ndër të gjitha krimet, më i rëndi është vjedhja, trafikimi dhe manipulimi i votës së popullit. Vjedhja dhe ndotja e zgjedhjeve. Saliu e mbolli në Shqipëri kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, nga manipulimi, trafikimi dhe vjedhja e zgjedhjeve nuk fitojnë socialistët dhe qytetarë të thjeshtë të Shqipërisë.Nga manipulimet e zgjedhjeve fiton vetëm kasta sunduese. Këta politikanë nuk i mundësojnë dot akoma Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Udhëheqësit e majtë në vend që të distancoheshin nga kultura e vjedhjes së zgjedhjeve i vajtën pas, dhe të dy palët rafinuan një sistem të manipulimit të zgjedhjeve ku populli voton dhe kryetarët numërojnë votat. Pastrimi i zgjedhjeve kërkon votim elektronik në qendrat e votimit, numërim elektronik, administratë zgjedhore jo partiake, lejimin e emigrantëve për votim, kontrollin e plotë të financimit të zgjedhjeve për të kriminalizuar dhe dënuar ashpër çdo shkelje në proçesin elektoral, shitjen dhe blerjen e votës, trafikimin dhe tjetërsimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kokedhima-kerkon-votim-elektronik-sulmon-qeverine-rama/

Free Traffic Exchange