Nisma Thurje ka dorëzuar propozimet ligjore për ndryshimin e sistemit " />
Nisma Thurje ka dorëzuar propozimet ligjore për ndryshimin e sistemit "/>

Ora News - "Deputetët të zgjidhen nga populli", Thurje propozime për ndryshime në sistemin zgjedhor

2020-01-07 0

#rtvora #oranews

Nisma Thurje ka dorëzuar propozimet ligjore për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ky propozim mbështetet edhe nga deputetët e opozitës parlamentare.

Në një dalje për mediat, nga selia e Kuvendit, përfaqësuesit e Nismës, por edhe deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit thanë se ndryshimet synojnë ti rikthejnë qytetarëve të drejtën për të vendosur.

Pano Soko: Ne duam dhe kemi kërkuar te drafti që kemi parashikuar sot që kjo të ndryshojë. Pra që deputetët të zgjidhen nga populli dhe jo nga kryetari, sepse sovraniteti i përket popullit dhe llogaridhënia i duhet dhënë popullit dhe jo kryetarit. Përveç pjesës së listës së hapur, ne kemi propozuar edhe proporcional kombëtar, pra nuk duam që Shqipëria të ndahet në rajone, siç është ndarë deri më sot, pra të jetë një rajon i vetëm, të jetë proporcional kombëtar me një listë.

Rudina Hajdari: Kuvendi është i shqiptarëve dhe jo i disa politikanëve. Nëse ne vërtet një ditë do ta bëjmë ndryshimin ashtu siç është për të ndodhur ne duhet t'ja rikthejmë parlamentin shqiptarëve, t'ja rikthejmë sovranitetin shqiptarëve dhe jo disa politikanëve që e kanë zaptuar dhe sunduar Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/deputetet-te-zgjidhen-nga-populli-nisma-thurje-propozime-ndryshime-ne-sistemin-zgjedhor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp