Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ritheksoi angazhimin e tij për një proçes të hapur dhe përfshirës në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Basha përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e bojkotit të zgjedhjve, ndërsa shprehu sigurinë se Partia Demokratike do ti fitojë ato.
Gjatë takimit me drejtuesit e strukturave në rrethe, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrëzoi në mënyrë të prerë çdo aludim se opozita mund të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Basha tha se Partia Demorkatike nuk ka asnjë skenar tjetër veç fitores së zgjedhjeve, përmes një proçesi të lirë dhe të ndershëm.
Basha: ?Qeveria dhe mjetet e saj të propagandës janë lëshuar me klishetë: merr pjesë nuk merr pjesë Partia Demokratike në zgjedhje. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër. Ne do të luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të përballemi për zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të fitojmë me zgjedhje të lira e të ndershme?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-mesazh-indirekt-osbe-per-votimin-dhe-numerimin-elektronik/