http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kënaqësia e dëborës qe mbuloi Tiranën pas 32 vjetësh, ka zgjatur vetëm pak ore për banoret. Pas lojërave ne ambientet përreth banesave, fotove apo selfieve me dëbore, disa ore me vone, prania e saj kudo mbi qytet, ka shkaktuar probleme. Deri mesditën e se enjtes, rrugët dhe trotuaret ishin te mbuluar nga dëbora dhe akulli, duke vështirësuar qarkullimin. Gjendja me e vështire ishte ne rrugët dytësore dhe zonat me ndërtime te reja. Për drejtuesit e bashkisë, kjo ka qene një situate e pazakonte për Tiranën. Per shkak te dëborës dhe akullit, nuk munguan incidentet dhe traumat e ndryshme. Nga ora 12 e natës deri ne mëngjes, 64 banore kryesisht te Tiranës, kane përfunduar ne spitalin e Traumës me fraktura te ndryshme. Një rrëshqitje ne rruge, ne shkalle apo gjate lojës iu ka kushtuar disa jave ne allçi ne një nga gjymtyrët e trupit. Edhe per mjeket e Spitalit Ushtarak, kjo situate ka qene e pazakonte. Te gjitha traumat e se enjtes kane ndodhur nga ngricat. Me shume se sa masat apo kujdesi ne rruge, ne këtë situate te pa përjetuar prej dekadash, Tiranën e shpëtoi ngritja e temperaturave. Pas mesdite, akulli dhe dëbora u shkrinë duke kthyer normalitetin ne shumicën e rrugëve. Deri ne fundjave, ne Tirane parashikohet qe termometri te mos zbresë nen zero grade, po ashtu edhe ne zonat malore do te ketë një rritje temperaturash.