http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gazetari Lirim Zalla ngriti dyshime se ndaj ekipit të Tiranës ka hije komploti me qëllim që ta zbresin një kategori më poshtë.Zalla tha në studion e emisionit ?Kampionët? në Vizion Plus se Tirana është ekipi që nuk plotëson ato që duan ata që drejtojnë kampionatin.?Unë e mendojë që ka hije dyshimi. Normalisht Tirana mund të jetë ekipi që nuk plotëson ato që duan ata që e drejtojnë kampionatin. Dhe hijet e dyshimit për mua janë shumë të forta në rastin konkret. Të lidhura ndoshta edhe me biznesin; të lidhura ndoshta edhe me një lloj mentaliteti që ekziston. Që të kesh hije dyshimi kjo nuk do të thotë që je fajtor. Unë I kam këto hije dyshimi dhe ndoshta nuk dua që të realizohen sepse nuk dua ta shoh Tiranën në kategori inferiore për hir të vërtetës. Nuk I takon jo vetëm nga historiku por edhe nga forma e ekipi që ka sot. Kështu që nëse ato hije dyshimi do të jenë unë do t?u lutesha tyre që mund të reaizojnë dyshimet e mia që të largohen nga kjo. Sepse nuk është e ardhmja e futbollit shqiptar. Nuk është në realitetin e futbollit shqiptar.?Sipas Zallës, shkak për rënien e Tiranës është bërë rindërtimi i stadiumit ?Selman Stërmasi?.?Të gjithë e dimë, mos bëjmë nëpër studio sikur se dimë, marrim drejtim me kështu kollare, historia është që do zoti që Tirana nuk bie viktimë e asaj që ne kemi dëgjuar kudo në opinione?që ky stadium do bëhet (Selman Stermasi); do ribëhet, ku atje është Tirana, atje janë zyrat e Tiranës, atje është dhënë për t?u luajtur Tirana; ndoshta do ribëhet. Është mu në mes të kryeqytetit që do ketë shumë ambiente biznesi do ketë shumë gjëra?Por unë lus që Tirana të mos bjerë viktimë e kësaj gjëje. Po të jetë ky ngërç është një fatkeqësi e madhe. Unë e lus zotin dhe nuk e besoj por që e mendojë e mendojë. Dhe kam të drejtë ta mendojë. Atëherë duhet të jenë gjërat më fair. Nuk ka pse ta vuaj Tirana. Tirana është një skuadër historike e Shqipërisë. Ne nuk mund ta godasim Tiranën për hir të një biznesi që do të bëhet atje. Thashë unë nuk e besojë por që e mendojë e mendojë.?